Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 146 aktakuza për dhunë në familje - Bota Sot
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 146 aktakuza për dhunë në familje

Prizreni

E hënë, 19 nëntor 2018

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 146 aktakuza për dhunë në familje

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:20
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren -për periudhën janar – shtator 2018 ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje.

Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, për periudhën janar – shtator 2018 ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 146 aktakuza.

Aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “Kanosje” “Sulm” dhe “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Shkelje e urdhrit mbrojtës”.

Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, në 144 raste viktimë është gjinia femërore, ndërsa, në 2 raste viktimë është gjinia mashkullore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test