Komuna e Prizrenit mbyll bastore ilegale në fshatra - Bota Sot
Komuna e Prizrenit mbyll bastore ilegale në fshatra

Prizreni

Komuna e Prizrenit mbyll bastore ilegale në fshatra

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:46
Komuna e Prizrenit mbyll bastore ilegale në fshatra

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka mbyllur disa lokale të identifikuara si bastore ilegale.

Sipas njoftimit, Komuna e Prizrenit ka pranuar ankesa në qendrën e thirrjeve nga qytetarët për hapjen e bastoreve ilegale në disa fshatra të Prizrenit.

Komuna tutje ka sqaruar se raportimet e qytetarëve i ka përcjellur në Administratën Tatimore të Kosovës, në departamentin e lojërave të fatit.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe asistimin e Drejtorisë së Inspektorateve, është realizuar aksioni i inspektorëve të ATK-së, me ç ‘rast janë mbyllur lokalet e identifikuara si bastore ilegale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test