Fillojnë zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Prizren - Bota Sot
Fillojnë zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Prizren

Prizreni

Fillojnë zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Prizren

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:17
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Prizrenit, përkatësisht në nëndegën e PDK-së në Korishë.

Kuvendin Zgjedhor e ka hapur Rexhë Ukaj nga kjo nëndegë, ndërsa para të pranishmëve fjalë rasti ka mbajtur kryetari i Komisionit Zgjedhor, Samir Hoxha, i cili tha se procesi zgjedhor deri më tani po ecën në drejtimin e duhur, falë strukturave drejtuese të PDK-së, të cilat po tregojnë gatishmëri dhe përgjegjësi për të punuar.

Samir Hoxha ndër të tjera theksoj se është shumë inkurajuese interesimi i madh i shumë qytetarëve për të qenë pjesë e strukturave të PDK-së, për t’u anëtarësuar dhe për të marrë përgjegjësi në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila drejtohet në frymën e Dekadës së Re të cilën po e udhëheq kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se ka zgjedhur Prizrenin dhe nëndegën e Korishës për ta mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor, marrë për bazë fuqinë politike që ka treguar kjo nëndegë në të gjitha proceset zgjedhore.

Veseli falënderoi të gjitha strukturat dhe votuesit për angazhimin dhe punën e bërë gjatë këtyre viteve. Ai në vazhdim theksoi se për të filluar procesin zgjedhor janë bërë shumë analiza dhe është dashur shumë kohë për t’u organizuar dhe për të filluar ky proces. Andaj nga ky proces duhet të dalim më të konsoliduar dhe më të unifikuar si kurrë më parë.

Nëndega e Korishës ka zgjedhur për kryetar të nëndegës, Xhafer Ahmetaj, kryesinë prej 11 anëtarëve dhe delegatët, të cilët do ta përfaqësojnë këtë nëndegë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test