E gjithë diaspora përkujton me mall, atdhetarin, Mikel Kuzhnini - Bota Sot
E gjithë diaspora përkujton me mall, atdhetarin, Mikel Kuzhnini

Reportazhe

E gjithë diaspora përkujton me mall, atdhetarin, Mikel Kuzhnini

Nga: Dashnim Hebibi Më: 28 gusht 2019 Në ora: 10:07
E gjithë diaspora përkujton me mall, atdhetarin, Mikel Kuzhnini

Jeta dhe vepra jote janë të pavdekshme dhe do të jetosh përjetësisht! Disa fjalë shpirti sa ti shkruajta, të kujtova me elegancën që e ke pas, i qetë dhe më përcillje në sy se çka flisja, me një fjalë, ishe dhe do të mbetesh i madh. Do më mbesin kujtime që nuk do ti harroj për jetë. Ngushëlloj familjen, miqtë, shokët dhe gjithë ata që e kanë njohur.

Zagreb, 28 gusht

Jo vetëm Zagrebi dhe Prizreni, ku kaloi jetën më të bukur të tij, atdhetari, tash më i ndjerë, Mikel Kuzhnini, po e përkujton veprimtarin, që për as një çast nuk u ndal për të mirën e kombit, por e gjithë shqiptaria, nga Lugina e Preshevës, Iliridia, Mali i Zi dhe e gjithë mërgata kudo që ndodhen ata. Nuk mundem të ndali emocionet e shpirtit për ndarjen nga jeta të atdhetarit Kuzhnini, ku kam pasur fatin e mirë ta takoj në Zagreb, por kujtoj shumë mirë, se si fliste për Kosovën e shqiptarinë në përgjithësi. Babai im mërgimtarë para shumë e shumë viteve, kur isha fëmijë, na sillte kaseta të videove në ate kohë, nga koncertet e Zagrebit, ku vëllezërit Kuzhnini përshëndesnin të pranishmit dhe mbanin fjalime, ku u frymëzosha me aktivitetet e tyre. Nuk ka vdekur z.Mikel, por ai jeton në zemrat tona e do të jetoj përjetësisht. Ai ka ndërruar jetë dhe do të jetë frymëzim për gjeneratat, që do të vijnë, se si duhet kontribuar për atdheun. Falënderoj mikun tim, kryetarin e Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së saj, publicistin, redaktorin e revistës “Informatori”, që botohet në Zagreb, z.Sejfedin Prekazi, i cili më dërgoi disa foto, ku nga Zagrebi, dje më 27 gusht, është nisur trupi i pajetë i atdhetarit drejt Kosovës, drejt Dardanisë, që kurrë nuk pushoi i ndjeri për ate atdhe. Shihja lotët e të pranishmëve dhe u luta, që familjes, miqëve dhe të gjithë atyreve që e kanë njohur, tu freskohet zemra nga kjo dhimbje e madhe. Ishte prekëse, edhe foto e veprimtarit Simon Kuzhnini, vëllaut të të ndjerit, i cili ishte krah i djathtë i vëllaut të tij, që gjithkah ishin bashkë dhe vështirë të dallohen se cii është Mikeli dhe cili Simoni. Ah, kjo jetë, si qenka! Lotët më tradhëtuan edhe mbi këto pak shkronja që po i shkruaj në këtë reportazh, tekefundit,jemi njerëz dhe për të mirët gjithmonë shpirti na dhemb.

Çdo herë, që e shikojmë flamurin, do të shohim edhe Ty o patriot dhe shumë e shumë të tjerë që sakrifkuan gjithçka për kombin!

Image

Ishe kryetar Nderi i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, i cili pandalshëm punoi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shumë bashkëkombas dhe miq kroatë iu dhanë lamtumirën e fundit këtij personaliteti. E sot, e mërkure, do të pushoj trupi i atdhetari në ate tokë të Dardanisë, që kurrë nuk diti të pushoj së vepruari, për liri e pavarësi. Çdo frymë e tij gjatë jetës, ishte atdheu, shqiptaria. E kur e përqafova në Zagreb para disa viteve dhe kuptoi se jam nga Lugina e Preshevës më tha: «Do të vijnë ditë të bardha edhe andej, jemi më mirë se kurrë më parë ne shqiptarët. Na duhet të jemi edhe më të bashkuar nëmes veti dhe të punojmë më shumë se sa kemi punuar, që të mendojmë për të ardhmen e kombit»

I ndjeri kishte lindur më 22.05.1942 në Prizren dhe u nda nga jeta më 22.08.2019. Telegrame ngushëllimi kanë shkruar shumë personalitete, por edhe nga Lugina e Preshevës. Kryetar nderi i Shoqatës Humanitare «Medvegja» me qendrën e saj në Fully të Zvicrës, z.Zenel Neziri, si dhe kryetari nderi i Shoqatës Humanitare «Lugina e Preshevës» me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, z.Fazli Musliu, ngushëlluan familjen, miqtë dhe të gjithë që e kanë njohur personalitetin e madh, patriotin. Ata ndër të tjera shkruajnë, se në këto momente dhimbjeje edhe Lugina e Preshevës është afër familjes dhe gjithë miqëve e shokëve. Shumë heret Mikeli me vëllaun binjakë Simonin u morën me aktivitete kombëtare e datojnë nga viti 1967 në Gjakovë në Majë u pranuan në Forumin kombëtarë, që ishte e udhëhequr nga Prof. dr.Bardhyl Qaushi, familja Sahatqiu, Profesor Fehmi Agani, dhe antari i familjes Vala, nga Prizreni ishin Prof. dt. Enver Dukagjini, Mikel Lumezi, Masar Shporta dhe të tjerët ku u dha betimi BESA – BESË për të punuar për kombin shqiptarë. Në vitinë 1968 morën detyrën nga kryetari Prof. dr.Bardhyl Qaushi për të shpalosur flamurinë kombëtarë në Prizren para shtëpisë së Lidhjesë së Prizrenit. Në këtë  u zgjodhë këshilli organizativë në krye me Simon Kuzhninin, për të organizuar dhe përfituar sa më shumë antarë dhe simpatizues u drejtuanë drejtoritë të shkollës së lartë pedagogjike zotri Ismet Dehiri, ku bënë marrëveshje dhe dhanë Besën- Besë për kombinë shqiptarë dhe aty u aktivizuanë shumë anëtarë nga shkolla e lartë Pedagogjike. Ideologu i grupit nga Prizreni ishte Mikeli ndërsa kryetar i këshillitë ishte Simoni. Kështu kujtojnë miqtë e të ndjerit.

Image

Antarët e këshillit organizativë të Forumit kombëtarë ngritën flamurin kombëtar në vitin 1968 ku përpos vëllezërve Kuzhni i dhe anëtarëve të tjerë ka qenë edhe Shahsine Belegu nga Peja e cila studiojke në shkollën e lartë Pedagogjike.

Pasë ngritjes së flamuritë familja Kuzhnini u detyrua të largohet nga shtëpia e tyre dhe të strehohet në Gjakovë, ku u strehuan Hysen Rema dhe Fadil Vula, e në Gjakovë ndejtën katër ditë e duhet të falenderohet familja Spahiu për strehimnin e tyre dhe pasi erdhi lajmi se munden me u kthye në Prizren, ku Simoni u arrestua në dyqanë e Mikeli u largua së pari në Maqedoni dhe pastaj në Stamboll të Turqisë. Mikeli erdhi në Zagreb në vitinë 1970, ku filloi të merrë pjesë me studentat si Zvonimir Čičak, Dražen Budiša dhe të tjerët ku është në listën e organizatorëve dhe të mbështetjesë së „PRANVERËS SË KROACISË“ ( Hrvatskog Proljeća), ku edhe e ka si dokument nga shteti kroat. Organizimi i i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë i cili u mbajt në Minhenë në vitinë 1997, dhe qe e përkrah nga Instuticionet Shqiptare si nga kryetari Sali Berisha dhe kryetari i Parlamentit Pjetër Arbërori, dhe nga Kosova aktivistë të shumtë morën pjesë akademikët, profesorë e intelektualët e njohur. Me 2 korrikë me shpalljen e Kosovës Republikë, morën pjesë gjithë diaspora ku këshillimet për formimin e Lidhjesë së shqiptarëve në Botë, zgjati katër ditë. Në këtë konferencë si kryetarë i këshillitë organizativë u bë Simon Kuzhnini. Kongresi i I-rë  u mbajtë me 26 dhe 27.11.2001 në Prizrenë dhe u pranua platforma shqiptare në Kongres morën pjesë 2.400 delegatë dhe u zgjodhë udhëheqësia e  si vijonë.

  • Simon Kuzhnini – kryetar
  • Prof. dr.Pajazit Nushi – nënkryetar,
  • Prof.dr. Esat Stavileci - nënkryetar,
  • Dr. Milaim  Fevziu -  nënkryetar,
  • Nermine Vlora - nënkryetar,

Gjithë delegatët morën pjesë në ngritjen e shtatorës të Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Prishtinë. Duhet të falenderohemi Mikel Kuzhninit i cili ka qenë ideatori i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe i cili pasë skenës i ka krye të gjitha punët për Lidhjen e Shqiptarëve në Botë, por ku është duhurë të punohet për kombinë shqiptarë aty ka qenë edhe Mikel Kuzhnini. Para 10 ditëve si rrëfen  vllau Simon Kuzhnini në nji ndej¸e ai porositi disa gjëra edhe ate. Unë Mikel Kuzhnini po ju them se populli shqiptarë do të fitoj sepse ne e kemi bekimin e Zotit dhe lusim perendin (Zotin) dhe që gjithë shqiptarët të duhen mes veti dhe të ndalen vëllavrasja dhe hakmarrjet, ne duhet të punojmë me popullinë tonë dhe të tërë botës ti tregojmë, se ne jemi populli autentikë të europës e  jo ardhacakë të ofrohemi rrugës së drejtë të mbarë shqiptare se ne jemi vëllazër të gjakut, gjuhës dhe prisitë e të flamurit kombëtar. Ju që do të vazhdoni  rrugën e ideatorit Mikel Kuzhninit duheni ta dini se për jetë ka qenë dhe duhet të vazhdoni Bashkimin e kombitë shqiptarë. Vëllezërit Kuzhnini – Nder i kombit. Këto të dhëna i sigurova nga miku im, Z.Prekazi.

Në Zagreb, nëmes lotëve dhe mallit, u bë ceremonia mortore e veprimtarit Mikel Kuzhnini

Përcjedha e të ndjerit u bë të hënën me datë 26.8.2019 në ora 15:30 nga morgu Mirogoj në Zagreb. Varrimi bëhet sot e mërkure më datë 28.8.2019 në ora 15.00 në varrezat e Prizrenit. Pushofsh në paqe, nder i kombit Mikel Kuzhnini. Vajza e të ndjerit znj.Magdalena, falënderoi të gjithë të pranishmit në emër të familjes. Në përcjellje morën pjesë shumë mërgimtarë, që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci e në mesin e tyre edhe miq kroat. Pas ceremonisë fetare në emër të Lidhjes Shqiptare në botë, u lexuan dy telegrame edhe ate të kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, z. Nazmi Jakurti, Deputetes së Parlamentit të Kroacisë, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj të cilët i lexoi udhëheqësi i këtij organizimi z.Driton Binaj. Fjalët lamtumirëse i dhanë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, z.Riza Poda si dhe Ambasadori i Kosovës, z.Gëzim Kasapolli. Në këtë ceremoni ishte edhe kryetari Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë me kryetarin Esad Çollaku, kryetari i Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së saj, z.Sejfedin Prekazi dhe shumë mërgimtarë të tjerë. Që të gjithë me lotë në sy ngushëlluan familjen Kuzhnini. Ndërsa, po sot, në Prizren në ate qytet që shumë e deshti, në ate tokë të Kosovës për të cilën shumë punoi, do të pushoj përjetësisht. Do ta kujtojmë për jetë të jetëve dhe i qoftë i përjetshëm kujtimi. Siç dihet, telegrame ngushëllimi kemi lexuar edhe nga personalitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe e gjithë shqiptaria. Me një fjalë, ndarja nga jeta e këtij atdhetari është pritur me shumë dhimbje e mall, por kontributi i të ndjerit do të jetë i përjetshëm.Të qoftë i lehtë dheu i Dardanisë, veprimtarë i dalluar i çështjes kombëtare, z.Mikel Kuzhnini. Jeta dhe vepra jote janë të pavdekshme dhe do të jetosh përjetësisht! Disa fjalë shpirti sa ti shkruajta, të kujtova me elegancën që e ke pas, i qetë dhe më përcillje në sy se çka flisja, me një fjalë, ishe dhe do të mbetesh i madh. Do më mbesin kujtime që nuk do ti harroj për jetë. Ngushëlloj familjen, miqtë, shokët dhe gjithë ata që e kanë njohur. Kur e ngushëllova, mikun tim, veprimtarin e madh, z. Nazmi Jakurti ai ndër të tjera më tha: „ Të falemnderit për ngushëllimet! Edhe unë të shpreh ngushëllime për Mikel Kuzhninin! Ai ishte i të gjithë shqiptarëve!“. Mikel Kuzhnini kishte miqësi të mirë me z.Jakurti dhe ai po e drejton Lidhjen shqiptare në Botë me shumë përkushntim. Me një fjalë, Ti i çmuar, z.Kuzhnini, do të jesh frymëzim edhe më i madh që të mos ndalemi kurrë për çështjen kombëtare! Lavdi jetës dhe veprës së atdhetari, z.Mikel Kuzhnini! / Foto: Sejfedin Prekazi, teksti Dashnim HEBIBI, Cyri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat