Pse ju skuqen sytë? - Bota Sot
Pse ju skuqen sytë?

Shëndetësia

Pse ju skuqen sytë?

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:50
Ilustrim

Skuqja e syve shkaktohet për arsye nga më të ndryshmet. Ajo është shpesh shenjë e një tjetër problemi, si: sy të thatë, mungesa e gjumit ose teprimi me alkoolin. Dr. Andreë Holzman ka zbuluar disa nga shkaktarët e skuqjes së syve. Ka raste kur sytë e përflakur janë një sinjal se duhet menjëherë vëmendja e mjekut.

“Ka vërtet simptoma të rëndësishme që duhet tu kushtohet vëmendje” thotë okulisti Richard Gans, MD.

“Nëse, përveç skuqjes, ka dhimbje, ndjeshmëri shtesë të dritës ose shikim të paqartë, pacientët duhet të kontrollohen menjëherë”.

Ja cilat janë simptomat që tregojnë se pse po ju skuqen sytë.

Tharja e syve

Kur sytë janë të thatë, ata acarohen. Ky inflamacion shkakton edhe skuqje të tyre. Kjo gjendje është më e zakonshme tek njerëzit mbi 50 vjeç, megjithatë prek edhe më të rinjtë, sidomos ata që kalojnë shumë kohë para kompjuterit.

Alergjitë sezonale

Alergjitë e ndryshne mund të shkaktojnë ënjtje dhe inflamacion të syve, duke shkaktuar kështu skuqje.

Përdorimi i medikamenteve

Edhe medikamentet e ndryshme, si ato për gjumin, ankthin, apo ato për lehtësimin e dhimbjeve (si ibuprofeni) mund të shkaktojnë tharje dhe skuqje të syve.

Këto ilaçe mund të pakësojnë rrjedhjen e gjakut tek indet përreth syve, duke i bërë ato të thatë dhe të skuqur.

Gjumë i pamjaftueshëm

Nëse rrini zgjuar deri natën vonë, sytë tuaj do të duken pas si të përgjakur ditën e nesërme. Ata kanë nevojë që të pushojnë për një kohë të caktuar, në mënyrë që shtresat e lotit të rigjenerohen dhe rimbushen.

Edhe humbja e lotëve çon në skuqje të syve.

Shtypja e një ene gjaku

Kjo dukuri shkaktohet kur kolliteni shumë, kur flini në një pozicion të keq që ka shkaktuar shumë presion në sy, ose për shkak të një traume.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...