Meshkujt 45-65 vjeçar më të rrezikuar nga sëmundjet e transmueteshme seksualisht sesa adoleshentët - Bota Sot
Meshkujt 45-65 vjeçar më të rrezikuar nga sëmundjet e transmueteshme seksualisht sesa adoleshentët

Shëndetësia

Meshkujt 45-65 vjeçar më të rrezikuar nga sëmundjet e transmueteshme seksualisht sesa adoleshentët

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Sipas statistikave të vitit të kaluar, meshkujt e moshës së mesme kanë pasur më shumë diagnostikime me sëmundje të transmetueshme seksualisht sesa meshkujt adoleshentë.

Në Angli, 23,943 meshkuj të moshave 45-65 vjeç janë diagnostikuar me infeksione seksuale në vitin 2018, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga ta, 21,438 meshkuj të moshës 13-19 vjeçar kanë rezultuar pozitiv në testet për sëmundjet seksuale.

Përderisa kjo mund t’iu duket befasuese disave, ekspertët nuk janë shumë të habitur nga këto statistika.

Besohet se beqarët dhe të shkurorëzuarit e moshës së mesme bëjnë më shumë seks pa mbrojtje pasi takojnë partnere përmes aplikacioneve të internetit.

Krahasuar me të dhënat e vitit 2014, diagnostikimet për sëmundje të transmetueshme seksualisht janë rritur për 12% te meshkujt e moshës së mesme.

Në të njëjtën periudhë, diagnostikimet e meshkujve tinejxherë kanë rënë për 16%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...