Fruti që zgjat jetën

Shëndetësia

Fruti që zgjat jetën

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:16
Ilustrim

Për një jetë më të gjatë dhe më cilësore, gjithmonë është gjumi më i rëndësishmi, por edhe disa artikuj ushqimorë ndikojnë në jetëgjatësi, si vera e zezë, jogurti dhe qershitë.

Nga dëshira për ta kuptuar si të jetojmë më gjatë dhe në mënyrë sa më cilësore, shkencëtarët nga universiteti në Kaliforni kishin kryer disa studime dhe e kanë kuptuar se mendja e shëndoshë dhe dëshira për punë, si dhe qershia ndikojnë në zgjatjen e jetës së njeriut.

Qershitë janë një pemë shumë e pasur me polifenole, molekula këto që gjenden në këtë pemë, e cila më pas mbron organizmin e njeriut nga infeksionet, si dhe nga rrezet e dëmshme ultravjollcë të njeriut.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se ata që konsumojnë 650 mg polifenole në ditë jetojnë më gjatë se të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat