Mandarina, fruti “dhuratë” për shëndetin

Shëndetësia

Mandarina, fruti “dhuratë” për shëndetin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:20
Mandarina

Fruti i mandarinës mund të konisderohet si dhuratë e natyrës për ne. Mandarina besohet të ketë një nivel të lartë të limonenës, e cila ka vlera të mëdha. Ajo është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminë C, ndaj mandarina duhet konsumuar rregullisht.

Mban nën kontroll kolesterolin Antioksidantët që gjenden tek mandarina, ulin kolesterolin e keq dhe rrisin atë të mirin në organizëm.

Lëngu i mandarinës lufton radikalet e lira në trup të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq, i cili ngjitet tek arteriet kryesore të trupit dhe shkakton mjaft probleme. Mandarina gjithashtu përmban fibër të tretshme dhe të patretshme të cilat parandalojnë përthithjen e kolesterolit në organet kryesore. Stimulon rënien në peshë, është një frut i pasur me fibër, dhe si rrjedhojë të bën të ndihesh me stomakun plot dhe të ngopur për një kohë të gjatë.

Nëse keni këtë ndjesi, atëherë nuk do të fokusoheni tek ushqimi gjatë gjithë kohës, gjë që do t’ju bëjë të bini në peshë. Nëse konsumoni lëng mandarine do të bini nga pesha shumë më shpejt. Rregullon tensionin e gjakut. Nëse konsumoni lëng mandarine rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar.

Mandarina është e pasur me minerale si kaliumi që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Këto minerale e bëjnë gjakun të qarkullojë pa pengesa në organizëm. Forcon imunitetin.  Vitamina C tek mandarina ndihmon të luftoni të ftohtin dhe gripin dhe të keni më shumë imunitet. Gjithashtu ajo ndihmon në largimin e toksinave dhe pastrimin e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat