Gratë shtatëzëna të vaksinuara ia kalojnë mbrojtjen edhe foshnjave të tyre

Shëndetësia

Gratë shtatëzëna të vaksinuara ia kalojnë mbrojtjen edhe foshnjave të tyre

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Gratë shtatzëna të vaksinuara kundër Covid-19 janë të mbrojtura së bashku me foshnjet e tyre , sipas një studimi të ri në Izrael.

Sipas hulumtimit të kryer në shkurt, antitrupat u gjetën në të 20 gratë e vaksinuara të dyja dozat e Pfizerit gjatë tremujorit të tyre të tretë të shtatzënisë dhe tek të porsalindurit e tyre, përmes transferimit të placentës, shkruan The Guardian.

“Gjetjet tona theksojnë se vaksinimi i grave shtatzëna mund të sigurojë mbrojtje amtare dhe neonatale nga infeksioni SARS-CoV-2″, tha studimi.

Një nga studiuesit, Dana Ëolf, është shprehur se tashmë grupi tani do të fillojë të shikojë se sa kohë do të zgjasin antitrupat e shkaktuar nga vaksinat tek foshnjat.

Pfizer Inc dhe BioNTech thanë muajin e kaluar ata kishin filluar një studim ndërkombëtar me 4,000 vullnetarë për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës së tyre Covid në gratë shtatzëna të shëndetshme.

Prova do të vlerësojë gjithashtu nëse gratë shtatzëna të vaksinuara transferojnë antitrupa mbrojtës tek foshnjat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat