A ju duhen vërtetë 8 orë gjumë për trup të shëndetshëm? Njihuni me rezultatet e studimeve të fundit

Shëndetësia

A ju duhen vërtetë 8 orë gjumë për trup të shëndetshëm? Njihuni me rezultatet e studimeve të fundit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 06:15
Foto ilustrim

Sa kohë duhet të shpenzoni në krevat? Ju duhet 6 orë gjumë, 7, 8 apo 10? Rekomandimi i përhershëm në lidhje me këtë çështje është fjatja e 8 orëve gjumë çdo natë. Në këtë mënyrë do të mund të çlodhni dhe mbroni trurin e trupin tuaj.

Por sipas ekspertëve kjo nuk është e thënë të jetë e vërtetë për këdo. Cikli i gjumit varet ngushtë nga gjenet tuaja dhe ka disa mënyrë se si mund ta merrni vesh se cilit grup “gjumashësh” i përkisni.

Sa orë duhet të flini?
Rkomandimet për gjumin janë të njejta si ato për konsumin e ujit. Është e shëndetshme ajo çfarë ju bën jut ë ndihemi më mirë. Askush nuk mund ta di me ekzaktësi nëse ka një rekomandim të vetëm mbi këto çështje apo disa. E teksa shumica e ekspertëve rekomandojnë 8-9 orë gjumë çdo natë, të tjerë thonë të kundërtën.

Sipas terapistes Annie Miller, ciklet e gjumit tek njeriu kanë ngjyshuar përgjatë periudhave të ndryshme historike për t’u përshtatur me jetesën. Standarti i 8 orarëshit nuk është i vlefshëm për të gjithë, pasi disa nejrëz mund të ngopen edhe me 5-6 orë gjumë. Në vitin 2019 shkencëtarët arritën të zbulonin edhe një gen të veçantë që lidhet me këtë. Quhet “geni i pagjumësisë” dhe njërëzit të cilët e mbartin kanë nevojë vetëm për 6.5 orë në natë pa pasur efekte anësore negative. Ky zbulim i Institutit nacional të Shëndetit në Amerikë (NIH), është një provë e vogël mbi këtë çështje, por provon teorinë se jo të gjithë njerëzit kanë nevojë për të njejtën sasi gjumi.

A mund të ndodhë e kundërta?
Nga na tjetër ekspertët nuk kanë evidentuar deri tani ndonjë gen përgjegjës për përgjumjen e vazhdueshme. Sipas terapistëve dhe psikologëve gjumi varet shumë tek gjenetika e gjithësecilit prej nesh. Ndaj nuk është çudi që të mund të keni një sistem gjumi të personalizuar që ju përshtatet vetëm ju dhe jo 8- orarëshit të rekomanduar kaq shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat