Pse duhet të hani presh çdo ditë?

Shëndetësia

Pse duhet të hani presh çdo ditë?

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Preshi është një perim që shpesh e neglizhojmë në mënyrë të padrejtë, por duke e konsumuar rregullisht, mund t’i bëjmë nder shëndetit tonë.

Preshi nëse konsumohet rregullisht mund të ul presionin e gjakut, kolesterolin, shpëton zemrën dhe pastron të gjithë organizmin.

Preshi është konsumuar nga egjiptianët dhe romakët e lashtë, ndërsa sot nuk mungon në shumë receta të ndryshme europiane.

Rreth 100 gram presh të gatuar përmbajnë vetëm rreth tridhjetë kalori. Vlera e ulët energjetike, pasuria e lëndëve ushqyese, fibrat dietike, polifenolet dhe përbërësit e squfurit kanë një efekt të dobishëm për shëndetin.

Beta-karoteni shndërrohet në trupin tonë në vitaminë A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve, sistemin riprodhues, si dhe për imunitetin.

Preshi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe gjendjet kryesisht në gjethet jeshile.

Është gjithashtu i pasur me fruktooligosakaride dhe inulinë, fibra që veprojnë si probiotikë.

Në presh gjithashtu mund të gjenden minerale si kaliumi, bakri, hekuri, mangani, të cilët mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sindromës premenstruale, dhe kanë një efekt të dobishëm në shëndetin e gjëndrës tiroide.

Preshi ndikon edhe në detoksifikimin e organizmit, duke reduktuar proceset inflamatore, si dhe në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Alicina e preshit ka efekte antibakteriale dhe antivirale dhe mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak si dhe presionin e gjakut.

Konsumimi i preshit mund të zgjasë ndjenjën e ngopjes, si dhe të ulë oreksin, gjë që është e mirë për njerëzit që duan të humbin peshë ose thjesht të kujdesen për dietën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat