Dhimbja e kokës, çfarë duhet të hani dhe çfarë jo

Shëndetësia

Dhimbja e kokës, çfarë duhet të hani dhe çfarë jo

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Kush vuan shpesh nga dhimbja e kokës duhet t’i kushtojë vëmendje dhe asaj që konsumon, ushqimeve që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe duhet të dinë dhe ato që ndikojnë për keq.

Faji apo merita, varet nga këndvështrimi, i takon substancave që janë në mënyrë natyrale tek ushqimet, që janë në gjendje të lirojnë apo ngushtojnë enët e gjakut, duke shkaktuar presion të ndryshëm dhe ndjesinë e dhimbjes.

Ja çfarë duhet të hani dhe çfarë jo

Çokollatë: Lajm i mirë se kakao lehtëson dhimbjen e kokës. Mos harroni, çokollata e zezë është më mirë.

Supë: Ju ndihmon mjaft për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, por pa aditivë.

Sallame: Sa më pak të jetë e mundur pasi përmbajnë nitrite dhe nitrate që rrisin rrezikun e dhimbjes së kokës.

Djathë: Konsumoni, por me kushtin që të mos jetë i staxhionuar.

Evitoni pijet alkoolike: Ato rrisin fluksin e gjakut në tru dhe toksinat e alkoolit favorizojnë dhimbjen e kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat