Jo të gjithëve u pëlqen, por një sasi e vogël e këtij ushqimi në ditë do t’ju qetësojë mendjen

Shëndetësia

Jo të gjithëve u pëlqen, por një sasi e vogël e këtij ushqimi në ditë do t’ju qetësojë mendjen

Më: 29 maj 2022 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Ushqimi që hamë luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e trurit dhe zgjedhja e ushqimeve mund të jetë një bazë e mirë në kujdesin e shëndetit mendor.

Sipas psikiatres Ellen Vora, njerëzit duhet t’i kushtojnë kujdes dietës në mënyrë që të gjejnë ekuilibrin në shëndetin mendor.

Ajo vetë ka treguar se për të qetësuar mendjen pas një dite të lodhshme konsumon në sasi të vogla mëlçi të pulës.

Është një ushqim që nuk është në listën e përditshme të blerjeve të të gjithëve, por ka shumë lëndë ushqyese, vitamina dhe minerale.

Këto janë kryesisht zinku, bakri, mangani, vitaminat A, C, D, E, K, B, hekuri, fosfori, kolina dhe seleniumi. Mjafton vetëm një lugë gjelle në ditë, ose çdo disa ditë, për të siguruar përbërës të dobishëm për trupin dhe për të shkaktuar sekretimin e neurotransmetuesve si serotonin, i njohur si hormoni i lumturisë.

Mëlçia e pulës është një ushqim që nuk përdoret aq shpesh në dietën tonë sa në disa të tjera, dhe për këtë arsye mund të jetë e pazakontë dhe jo aq tërheqëse për shumëkënd.  Ky produkt duhet gjithmonë të jetë i freskët në mënyrë që të konsumohet edhe nga mosha të ndryshme.

Nëse ideja e këtij ushqimi nuk është aq tërheqëse për ju, ose nëse praktikoni një dietë vegjetariane ose vegane, përbërësit e tij mund të kompensohen me një dietë të larmishme dhe suplemente vitaminash, por është diçka që nuk duhet ta filloni vetë pa u konsultuar me mjekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat