Pse seksi është i dobishëm për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Pse seksi është i dobishëm për shëndetin tuaj

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 00:59
Foto ilustrim

Seksi mund të jetë një kënaqësi e mrekullueshme, por jo vetëm kaq. A e dini se seksi mund të jetë i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm?

Përfitimet e tij variojnë nga ulja e niveleve të stresit deri te zvogëlimi i rrezikut të kancerit ose sulmit në zemër. Intimiteti seksual forcon marrëdhëniet mes partnerëve dhe ky intimitet nuk ju bën vetëm të ndiheni të emocionuar dhe të dashur. Ai me të vërtetë redukton ankthin dhe shqetësimin duke ndikuar në shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Më pak ftohje dhe imunitet më i fortë

Më shumë seks është baras me më pak ditë “në shoqërinë” e ftohjeve të ndryshme sezonale. Studime të shumta tregojnë se seksi i rregullt forcon imunitetin e trupit të njeriut. Për shembull, sipas një studimi të Carl Charnetski e Fransis Brennan nga viti 2004, njerëzit që bëjnë seks më shpesh (të paktën 1–2 herë në javë) kanë më shumë imunoglobulinë A (IgA) në organizmin e tyrese sa pjesëmarrësit e tjerë të studimit.

Pikërisht IgA është imunoglobulina kryesore që realizon mbrojtjen e mukozës ndaj baktereve të ndryshme të jashtme.

Kuptohet, vetëm seksi i rregullt nuk do t’ju shpëtojë nga sëmurja. Ushqyerja e shëndetshme, ushtrimet dhe gjumi i mirë kontribuojnë për rritjen e forcave mbrojtëse të organizmit ndaj sëmundjeve infektive. Por në kombinim me një gjë kaq të këndshme si seksi, organizmi bëhet edhe më i fortë dhe më i qëndrueshëm ndaj ftohjeve sezonale.

Presion më i ulët i gjakut

Kemi një lajm shumë të mirë! Seksi mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të kësaj gjendje. Sipas një studimi të Universitetit të Michiganit nga viti 2016, gratë që bëjnë seks të rregullt shumë rrallë vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

Ja sesi seksi, përveç mënyrës së shëndetshme të jetesës, mund ta ndihmojë organizmin të rregullojë më mirë presionin e gjakut. Kuptohet, aktiviteti seksual nuk mund të zëvendësojë ilaçet për të kontrolluar presionin e gjakut, por me siguri është një shtesë e dobishme dhe e këndshme.

Seksi zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër

Seksi dhe shëndeti i zemrës janë të lidhur. Po ky studim i Universitetit të Michiganit tregon, se seksi në çift ka dhe efekt mbrojtës mbi sistemin kardiovaskular dhe shëndetin e tij.

Burrat që kanë jetë seksuale të rregullt dhe bëjnë seks së paku 2–3 herë në javë janë me rrezik më të vogël për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare ne krahasim me burrat që bëjnë seks një herë në muaj. Ndërsa studimet ndër gratë tregojnë, se eksitimi seksualmund të ulë nivelet e hormonit të stresit kortizol që nga ana e tij ushtron ndikim mbi shëndetin e zemrës.

Qetësues kundër dhimbjeve

Gjatë seksit lirohen sasi të mëdha nga hormoni i lumturisë – endorfina. Njihet gjithashtu si një qetësues natyral kundër dhimbjeve. Sipas një studimi të Universitetit të Munsterit, Gjermani, njerëzit që bëjnë një jetë seksuale të rregullt dhe të këndshme kanë më pak gjasa të përjetojnë dhimbje koke. Sipas të dhënave tëtë njëjtit studim, seksi i rregullt mund të shërbejë edhe si masë parandaluese kundër dhimbjeve të kokës por edhe si “ilaç” për trajtimin e dhimbjeve tashmë të shfaqura të kokës.

Zvogëlimi i rrezikut të kancerit të prostatës

Me kalimin e viteve, gjithnjë e më shumë prova dëshmojnë për lidhjen midis ejakulimit dhe shanseve më të ulëta të zhvillimit të kancerit të prostatës. Megjithatë, rezultatet e një sondazhi të madh të vitit 2016 japin argumentet më kategorike deri më tani. Pjesëmarrësit e studimit ishin lutur t’u përgjigjen pyetjeve rreth asaj se sa shpesh ejakulojnë dhe mënyra se si e bëjnë atë (gjatë seksit apo gjatë masturbimit) dhe nuk u raportua si një faktor që ndikon në rezultatet. Në ecurinë e studimit janë monitoruar rreth 32,000 nga këta burra në moshë mbi 18 vjeç.

Në përfundim studiuesit kanë konstatuar, se djemtë që e bëjnë më shpesh (mesatarisht rreth 21 herë në muaj), kanë rreth 20% rrezik më të vogël të shfaqjes së kancerit të prostatës se sa ata që e bëjnë më rrallë (4 deri 7 herë në muaj).

Sipas po këtij studimi, numri i saktë i ejakulimit në muaj nuk është me rëndësi të madhe. Në bazën e zbulimit është kjo, se sa më shumë ejaukulojnë burrat brenda 1 muaji, aq më i vogël është rreziku se ata të zhvillojnë kancer të prostatës.

Seksi në vend të ushtrimeve fizike

Pesha e shëndetshme është pjesë e pandashme e mënyrës së shëndetshme të jetesës. Mbajtja e peshës brenda kufijve të shëndetshëm është mirë jo vetëm për kockat dhe mushkëritë, por edhe për gjendjen e tërësishme shëndetësore të organizimit – mendore dhe fizike.

Si çdo aktivitet tjetër fizik, seksi gjithashtu çon në djegien e kalorive. Por sa gjasa keni për të humbur peshë përmes seksit?

Kjo me siguri varet nga vetë ju dhe shpeshtësia me të cilën seksi është i pranishëm në jetën tuaj të përditshme. Të gjesh kohë për të qenë romantik tingëllon lehtë, por realiteti i ashpër i jetesës plot tension dhe angazhime që shumica e njerëzve sot kanë, e bën atë pak më të vështirë për t’u realizuar.

Me gjithë atë duhet të shënojmë, se ndryshe nga frekuentimi i palestrës, tek seksi nuk është e nevojshme të largoheni nga dhoma e gjumit – ose nga vendi tjetër i preferuar prej jush, për ta realizuar, ndërsa rezultati mund të jetë po aq i kënaqshëm.

Përmirësimi i funksioneve të trurit

Jeta aktive seksuale mund të shtyjë trurin tuaj të punojë më mirë. Studime të ndryshme tregojnë, se seksi e detyron trurintë kalojë në një regjim më analitik të përpunimit dhe të menduarit. Dhe studimet mbi kafshë të ndryshme përgjithësojnë, se seksi përmirëson ndjeshëm fushat e trurit, që ndihmojnë zhvillimin e përsosjen e kujtesës.

Pakësimi i stresit

Diçka që ndoshta të gjithë e dimë është se seksi mund të shërbejë si një mënyrë natyrale për të lehtësuar stresin. Një studim nga viti 2019 analizon efektin që ka intimiteti me partnerin tonë në nivelet e kortizolit që lirohen në trup. Siç e dimë, kortizoli është i ashtuquajturi “hormon i stresit”. Emërtimi i tij vjen nga fakti se nivelet e tij rriten ndjeshëm pas stresit fizik dhe emocional. Në fakt, kortizoli është shumë më tepër se një tregues i nivelit të stresit në organizëm, ai është gjithashtu shumë i rëndësishëm për pothuajse të gjitha funksionet e trupit të njeriut.

Sipas konkluzioneve të këtij studimi, shprehja e intimitetit, pavarësisht a është në rrugë seksuale apo jo, ndihmon që nivelet e kortizoilit të kthehen në kufijtë normalë si tek gratë, ashtu edhe tek burrat.

Një gjumë më i mirë

Sipas Fondacionit amerikan të gjumit aktiviteti seksual ka përfitime hormonale madje edhe për gjumin.

Kjo është kështu, sepse orgazma simulon lirimin e një hormoni të quajtur prolaktinë, një ndihmës i natyrshëm i gjumit. Prolaktina nxit ndjenjën e relaksimit dhe të përgjumjes. Kjo është vetëm një nga arsyet pse mund të vëreni se bini në gjumë më lehtë pas seksit.

Rrit vetëbesimin

Përveç të gjitha përfitimeve të mësipërme të seksit të praktikuar shpesh, marrëdhëniet seksuale ndikojnë gjithashtu në gjendjen e përgjithshme emocionale, që çon në rritjen e vetëbesimit. Një studim i publikuar në Social Psychology and Personality Science tregon se ndër studentët që bëjnë një jetë seksuale aktive, ata raportojnë gjendje më të mirë fizike, por edhe nivele më të larta të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit personal në krahasim me studentët që nuk kanë aktivitet të rregullt seksual me një partner.

Deri sa seksi mund të jetë një veprimtari e këndshme dhe jashtëzakonisht e shëndetshme, është me rëndësi të mbajmë mend, se seksi pa mbrojtje mund të përbëjë një rrezik për shëndetin e përgjithshëm – si fizik, ashtu dhe psikik.

Mospërdorimi i mjeteve mbrojtëse mbart shumë rreziqe nga sëmundjet dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, si dhe nga shtatzënia e paplanifikuar.

Nëse, pavarësisht përdorimit të kontraceptivëve, dyshoni se mund të jeni shtatzënë, mos humbisni kohë në shqetësime dhe ankthe. Testet e shtatzënisë në shtëpi sot janë 99,99% të sakta dhe mund të përdoren që në ditën e parë të një cikli të vonuar. Përdorimi i një testi të saktë të shtatzënisë jo vetëm që do t’ju kursejë stresin e panevojshëm, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur për momentin e caktuar në jetën tuaj, në mënyrë që të mos ketë efekte të padëshiruara në të ardhmen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat