Ilaçi i migrenës

Shëndetësia

Ilaçi i migrenës

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Migrena është si një mysafir i padëshiruar, e cila shfaqet në mënyrë të panjohur dhe është e vështirë të eliminohet.

Lajmi i mirë është se atë mund ta luftoni në kushte shtëpie dhe në mënyrë natyrale, pasi pasta e kanellës qetëson dhimbjet.

Nëse vuani shpesh nga dhembjet e kokës, ju e dini se sa e vështirë mund të jetë.

Një alternativë është marrja e pilulave ose bërja e ushtrimeve për të provuar të kuroni dhimbjen tuaj, por këto ilaçe janë të përkohshme, domethënë dhimbja e kokës mund të kthehet gjithmonë.

Ajo që mund të bëni për të përmirësuar gjendjen është pasta e kanellës.

Gjithë çfarë duhet të bëni është të merrni disa shkopinj kanellë dhe t’i grini ata në pluhur. Pastaj, vazhdoni të shtoni pak ujë në të, duke e kthyer atë në një paste të trashë.

Aplikoni këtë pastë në tempujt dhe ballin tuaj sa herë që keni një sulm të migrenës.

Ky ilaç natyral në shtëpi lufton migrenën dhe qetëson dhembjet. Lajeni pastën pas 25-30 minutave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat