Profesori i UP-së dhuron tokën për ndërtimin e Observatorit të parë në Kosovë - Bota Sot
Profesori i UP-së dhuron tokën për ndërtimin e Observatorit të parë në Kosovë

Shkencë & Teknologji

Profesori i UP-së dhuron tokën për ndërtimin e Observatorit të parë në Kosovë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:15
Milaim Rushiti

Pasi amandamenti për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, para pak ditësh mori dritën e gjelbër në Kuvend, profesori dhe bashkë-themeluesi i organizatës Astronomy Outreach of Kosovo, Milaim Rushiti, zgjodhi të ndihmojë nismën duke dhuruar si donacion parcelën e tij për ndërtimin e Observatorit.

Edhe pse ai e cilëson si një kontribut të vogël, kjo zgjedhje e tij është një hap i madh drejt ndërtimit të qendrës së parë astronomike në Kosovë. Këtë vendim ai e kishte marrë në qershor të vitit të kaluar kur edhe kishin filluar me idenë e ndërtimit të një qendre vrojtuese.

Për Ndërtimin, Rushiti ka treguar se pas diskutimit me anëtarët e tjerë të bordit të organizatës, kishin rënë dakord që ndërtimi i observatorit të bëhet në parcelën e tij, karakteristikat e së cilës i plotësojnë shumicën e kushteve për ndërtimin e tij:

“Parcela ka sipërfaqe prej 5 ari por nëse ka nevojë për zgjerim kemi mundësi me nda edhe ma shumë, nëse në të ardhmen shtohet nevoja për më shumë hapësirë.  Janë disa kritere që duhet të plotësohen për vrojtime astronomike, siç janë nata e kthjellët nga pluhuri i gazrave, larg qyteteve si dhe lartësi mbidetare. Parcela ku ne kemi vendosur që ta ndërtojmë Observatorin dhe Planetariumin i plotëson ë detare e saj është pak e ulët sepse vendi ku shtrihet lokacioni është në lartësi mbidetare diku rreth 600 metra”, ka treguar Rushiti.

Vlera e parcelës së dhuruar nga ai është mbi 2500 euro, ndërsa pas përfundimit të ndërtimit, Observatori dhe Planetariumi i parë në Kosovë, do të jetë i hapur edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.

Gjithashtu ai do t’i mundësojë të gjitha shkollave të Kosovës t’i sjellin nxënësit për të mësuar rreth shkencës së Astronomisë si dhe për të vëzhguar me teleskopët të cilët do të jenë në dispozicion. Ata gjithashtu do të kenë rastin të zhvillojnë eksperimente të ndryshme në fushën e Fizikës, Gjeologjisë, Kimisë etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...