NASA dërgon rover në Hënë për të krijuar rrjetin e radio-teleskopëve - Bota Sot
NASA dërgon rover në Hënë për të krijuar rrjetin e radio-teleskopëve

Shkencë & Teknologji

NASA dërgon rover në Hënë për të krijuar rrjetin e radio-teleskopëve

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 19:45
NASA

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës garuan për t'i vendosur njerëzit në Hënë për herë të parë në 50 vjet, një laborator i financuar nga NASA në Kolorado ka për qëllim të dërgojë robotë atje për të vendosur teleskopët që do të vëzhgojnë galaktikën tonë.

Radio-teleskopët që do të vendosen në anën e largët të Hënës, janë në mesin e një numri të madh projektesh që po zhvillohen nga Agjencia e hapësirës së SHBA-së, kompanitë private dhe vendet e tjera që do të transformojnë Hënën në dekadën e ardhshme.

"Ky nuk është programi Apollo i gjyshit tuaj," tha Jack Burns, drejtor i Rrjetit për Hulumtime dhe Shkencave Hapësinore në Universitetin e Kolorados, i cili po punon në projektin e teleskopit.

"Ky është me të vërtetë një lloj programi shumë i ndryshëm dhe do të përfshijë makinat dhe njerëzit që punojnë së bashku", tha Burns në një intervistë në laboratorin e tij në kampusin Boulder.

Diku në dekadën e ardhshme, ekipi i Burns do të dërgojë një rover në anën tjetër të Hënës.

Roveri do të vendosë një rrjet të radio-teleskopëve dhe astronautët do të jenë në gjendje të kontrollojnë roverin nga orbita lunare Gateway.

Platforma do të sigurojë qasje në sipërfaqen e Hënës dhe do të shërbejë si një stacion karburanti për misione të thella hapësinore.

Nënpresidenti i SHBA-së Mike Pence në mars njoftoi një afat kohor të përshpejtuar për të dërguar njerëzit në Hënë deri në vitin 2024 'me çdo mjet të nevojshëm', duke shkurtuar objektivin e mëparshëm të agjencisë për 2028 në garën e hapësirës së re.

Amerikanët nuk janë të vetëm në kërkimin e tyre të fundit mbi Hënën, ndryshe nga një gjysmë shekulli më parë. Në janar, Administrata Kombëtare e Kinës zbarkoi një anije kozmike në anën tjetër të Hënës, me një qëllim afatgjatë për të ndërtuar një bazë në satelitin e vetëm të Tokës.

India ka planifikuar të dërgojë një rover në Hënë këtë muaj.

Me misionin e parë të eksplorimit, NASA po udhëheq hapat e ardhshëm të eksplorimit njerëzor në një hapësirë të thellë ku astronautët do të ndërtojnë dhe do të fillojnë testimin e sistemeve pranë Hënës që nevojiten për misionet hënore dhe eksplorimin në destinacione të tjera larg Tokës, duke përfshirë Marsin.

Përfundimisht, NASA kërkon të krijojë një prani të qëndrueshme njerëzore në Hënë deri më 2028, si rezultat i misionit Artemis.

Agjencia hapësinore shpreson se kjo koloni do të bëjë zbulime të reja shkencore, do të demonstrojë avancime të reja teknologjike dhe do të krijojë themelet për kompanitë private për të ndërtuar një ‘ekonomi hënore’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...