Tastiera e kompjuterit apo laptopit është një hapësira shumë e papastër, pastrojeni me lehtësi nëpërmjet një metode shumë të thjeshtë

Shkencë & Teknologji

Tastiera e kompjuterit apo laptopit është një hapësira shumë e papastër, pastrojeni me lehtësi nëpërmjet një metode shumë të thjeshtë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Meqenëse njerëzit në mbarë botën, janë duke qëndruar në karantinë për shkak të pandemisë së përhapur, kanë kohë më shumë që t’i bëjnë disa gjëra që nuk i bëjnë në baza ditore.

Në mesin e tyre është edhe pastrimi i tastierës së kompjuterit apo laptopit, që është një hapësirë shumë e papastër, si dhe përbën rrezik sepse është gjithnjë përpara fytyrës duke preket gjatë gjithë kohës.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që ta pastroni tastierën, por pa e dëmtuar dhe lënë ndonjë dëmtim të mundshëm. Si metodë shumë e thjeshtë, është pastrimi me salveta të lagura, mbi të cilat është vënë edhe dezinfektues.

Fillimisht, duhet të ndalohet kompjuterin apo laptopi, më së miri do të ishte të nxirret edhe nga shtegu. Pasta, të kthehet së prapthi dhe të shkundet lehtë, sepse në mes zbrazëtirave të tasteve, mund të hyjënë mbeturina të shumta.

Mirëpo, kjo të mos bëhet mbi ndonjë kosh plehrash, por mbi sipërfaqe të pastër, sepse mund të bie ndonjë tast, apo pjesë tjetër. Kur duket se nga tastiera nuk ka çfarë të del, të merret një pëlhurë e butë dhe të futet në një enë, ku është vënë ujë dhe shampon duarsh.

Pasi pëlhura të shtrydhet mirë, të kalohet me kujdes në mes të tasteve, ndërsa më pa të bëhet procedura e njëjtë me një material të butë, por në asnjë mënyrë me letër higjienike.

Në asnjë mënyrë, të mos përdoret si likuid pastrues ndonjë zbardhues, por vetëm detergjent me ujë, ndërsa pëlhura që përdoret të shtrydhet mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat