Tkurret telefonia celulare në Kosovë, rritet interneti në shtëpi

Shkencë & Teknologji

Tkurret telefonia celulare në Kosovë, rritet interneti në shtëpi

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Numri total i përdoruesve në telefonisë celulare në Kosovë për periudhën Korrik-Shtator ishte 1,942 milionë ose 7% më pak sesa për të njëjtën periudhë një vit më parë sipas raportit më të fundit publikuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Megjithatë shifrat janë inkurajuese për tregun nëse e krahasojmë tre mujorin e dytë të 2020-ës ku numri është rritur me 98,959 përdorues.

Si rezultat penetrimi i shërbimeve celulare ishte 107%, mbase jo në nivelet më të larta por është një nivel mesatar krahasuar me 4 vitet e fundit.

Image

Tregu udhëhiqet nga Telekomi i Kosovës (Vala) me 61% të përdoruesve ndjekur nga IPKO me 38% dhe vetëm 1% për operatorët e tjerë alternativë.

Situata është ndryshe kur flitet për të ardhurat e kompanive. Diferenca është shumë më e ngushtë mes Vala dhe IPKO me 47.39% dhe 46.67% respektivisht.

Image

Telefonia dhe interneti fiks

Norma e penetrimit të telefonisë fikse ishte 4.23% në tre mujorin e tretë të viti, shumë larg niveleve të rajonit dhe Bashkimit Evropian që varion nga 10 deri në 40% respektivisht.

IPKO ka 45% të tregut, Telekomi i Kosovës ka 34% të tregut dhe mts doo 20%. Sipas të ardhurave, Telekomi i Kosovës mes 70.6% mts doo 21% dhe IPKO 7.8%.

Image

Ndërsa numri i pajtimtarëve me internet fiks në shtëpi arriti në 362,099, një rritje me 19,237 pajtimtarë krahasuar me tre mujorin e kaluar dhe 2,65% me të njëjtën periudhë një vit më parë.

1,367 milionë përdorues qasen në internet përmes rrjeteve celulare 3G dhe 4G, rritje me 7% krahasuar me tremujorin e kaluar dhe 5% me një vit më parë.

Image

Sipas numrit të përdoruesve, IPKO zë 28% të tregut të interneti fiks në shtëpi, ndjekur nga Kujtesa me 23% dhe Telekomi i Kosovës me 21%. Sipas të ardhurave IPKO merr 28,55%, Telekomi i Kosovës 22,94% dhe Kujtesa 15,64%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat