Hyundai Motors blen kompaninë pas qenit robotik Spot

Shkencë & Teknologji

Hyundai Motors blen kompaninë pas qenit robotik Spot

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Roboti me katër këmbë mund të ngjisë shkallët por edhe të ruajë një kope delesh. Boston Dynamics është një kompani e shkëputur nga Instituti i Teknologjisë Masaçusets dhe blerë nga Google në 2013.

Hyundai Motors do të blejë Boston Dynamics sipas raporteve që vinë nga mediat Koreane. Publikimi thotë se Softbank është dakordësuar për të shitur krijuesin e robotëve për 917 miliardë dollarë.

Kompanitë më herë kanë qenë në bisedime për një marrëveshje që prej Nëntorit sipas një raporti të Bloomberg. Boston Dynamics njihet për krijimin e qenit robotik Spot të cilin filloi ta shiste për 75 mijë dollarë në mesin e këtij viti.

Roboti me katër këmbë mund të ngjisë shkallët por edhe të ruajë një kope delesh. Boston Dynamics është një kompani e shkëputur nga Instituti i Teknologjisë Masaçusets dhe blerë nga Google në 2013.

Në 2017-ën motori i kërkimi e shiti tek Softbank. Sakaq Hyundai Motor ka investuar shumë vitet e fundit në robotikë dhe premtuar të rrisë këto investime në 1.4 miliardë dollarë deri në 2025. Kryesisht kompania ka qenë e fokusuar në prodhimin e robotëve për fabrika. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat