Ja sesi të instaloni dy kopje të të njëjtit aplikacion në Android

Shkencë & Teknologji

Ja sesi të instaloni dy kopje të të njëjtit aplikacion në Android

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 06:03
Foto ilustrim

A keni llogari të shumëfishta të një aplikacioni por telefoni juaj Android ju lejon të keni vetëm një? Ekziston një veçori në disa telefonë Android që lejon përdorimin e disa kopjeve të një aplikacioni.

Kështu mund të krijoni një kopje të dytë të aplikacionit të preferuar për të vendosur një llogari dytësore në të.

Është e rëndësishme të dini se kopjet e shumëfishta të një aplikacioni janë të disponueshme vetëm në disa telefonë Android. Do ta gjeni në modelet e Samsung, Xiaomi dhe OnePlus.

Image

Nëse nuk keni një telefon të tillë ju ende mund të keni disa kopje të një aplikacioni po duhet ta bëni përmes një aplikacioni të palëve të treta.

Secili prodhues telefonësh i ka vënë një emër tjetër, quhet Dual Messenger në Samsung por tek secili prej tyre funksionon ngjashëm. Në rastin tonë kemi përdorur një OnePlus 7.

Hapni aplikacionin Settings

Shkoni tek Utilities dhe më pas Parallel Apps

Aty do të vëreni një listë aplikacionesh të cilat mund të kenë kopje të dytë

Gjeni aplikacioni që dëshironi të kopjoni dhe shtypni sliderin në pozicionin On

Telefoni juaj automatikisht do të krijojë një kopje të dytë të aplikacionit

Aplikacioni i ri i klonuar është plotësisht i pavarur nga aplikacioni kryesor dhe mund ta konfiguroni si të dëshironi.

Një problem më vete është fakti se nuk mund të klononi çdo aplikacion Android. Janë disa prej tyre si Google Chrome ku nuk krijoni dot kopje të tij.

Për të hequr aplikacionet e klonuara duhet të ndiqni të njëjtën procedurë por duke zhvendosur sliderin në pozicionin Off. Është një veçori shumë e dobishme nëse keni një telefon me dy numra celular dhe dëshironi të përdorni dy llogari WhatsApp apo Telegram njëherazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat