Instagram kalon Twitter me 300 milion përdorues aktivë

Shkencë & Teknologji

Instagram kalon Twitter me 300 milion përdorues aktivë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:33
Foto Ilustrim

Instagram ka tashmë mundësinë të ndryshojë botën. “Newsbeat” raportoi të mërkurën në mbrëmje së ky aplikacion kaloi rrjetin social Twitter me tashmë 300 milion përdorues. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Kevin Systrom e përshkroi këtë shifër si “eksituese” ndërsa ka shtuar se kompania vazhdon të rritet.

Twitter rregjistron 284 milion përdorues që përdorin këtë rrejt çdo muaj. Në krye sigurisht është Facebook i cili ka grumbulluar jo pak, por 1.35 bilion përdorues aktivë në muaj dhe që në vitin 2012 bleu Instagram. Drejtori Systrom tha se: "Instagram shihet tashmë si “pulsi i botës” dhe jo vetëm si një moundësi për të publikuar një foto të një fëmije të bukur apo një qenushi të lezetshëm. Edhe Instagram ka prezantuar së fundmi llogaritë e ka prezantuar së fundmi llogaritë e certifikuara që për llogari të njëjta garanton atë që është e vërteta me një “ticket” blu e përdorur tashmë nga Facebook and Twitter.

Edhe Instagram ka nisur tashmë fushatën për të fshirë profilet “spam”. Kompania i ka paralajmëruar përdoruesit se mund të kenë papritur më pak “ndjekës” për shkak të heqjes së këtyre llogarive. Kevin Systrom thotë se edhe me Instagram, së shpejti do të mësoni se çfarë ndodh në botë. “Këto janë gjërat që do të fokusohemi në vitin e ardhshëm – thotë Systrom. Sipas BBC, që kur bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger e hodhën Instagram në qarkullim në vitin 2010 kompania ka ardhur në rritje. Në shkurt 2013, kompania njoftoi 100 milion përdoruesit e parë aktivë.

"Kur ke arritur 300 milion përdorues nuk është e lehtë të menaxhosh gjithë ata persona ndaj duhet më shumë punë” – thanë themeluesit. Në qershor 2014, Instagram, rishikoi rregullat ndaj çudove duke përjashtuar femrat topless. “Ne mësuam nga Facebook dhe tani jemi më të kujdesshëm – tha Nystrom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat