Ju thyhet ekrani? Ja zgjidhja e zgjuar e shkencëtarëve

Shkencë & Teknologji

Ju thyhet ekrani? Ja zgjidhja e zgjuar e shkencëtarëve

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Dy ekipe studiuesish nga Koreja e Jugut kanë njoftuar se kanë gjetur një zgjidhje për një problem që mundon miliona njerëz në të gjithë botën – ekranet e çara të telefonit celular.

Ekspertët nga Instituti Koreane i Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti Yonsei kanë arritur të zhvillojnë një polimer që mund të përfshihet në ekranet LCD të tilla si ato të instaluara në pajisje inteligjente, dhe i cili është në gjendje të rregullohet vetë, pra të riparojë çarjen.

Sipas shkencëtarëve, ata përdorën një substancë të marrë nga vaji i farës së lirit, i cili, nën dritën UV, mund të kthehet në gjendjen e tij origjinale brenda 20 minutash, ose në temperaturë dhome brenda 12 orësh.

Siç shpjeguan, ata krijuan një polimer që përmban mikrokapsula me vaj fara liri në kombinim me silikon.

Ky polimer më pas u shndërrua në një shtresë mbrojtëse që mund të aplikohet në ekranin e telefonit inteligjent. Kur ekrani dëmtohet, mikrokapsulat shpërthejnë dhe mbushin çarjet, duke riparuar ekranin e dëmtuar.

Duke qenë se të dhënat tregojnë se një e katërta e përdoruesve të smartphone-ve duhet të zëvendësojnë ekranin e telefonit të tyre për shkak të dëmtimit, kjo lloj substance mund të jetë një hit i madh.

Por kjo nuk është as shpikja e parë dhe as e vetmja për të “rregulluar” ekranet e dëmtuara të smartphone-ve.

Problemi është se sisteme të tilla janë akoma shumë të shtrenjta për t’u ofruar masave, prandaj është më mirë që përdoruesit, në shumicën e rasteve, t’i thonë lamtumirë një pajisje të prishur dhe të blejnë një të re sesa të riparojnë dëmin.

“Vetë-mbyllja e polimideve transparente mund të jetë një zgjidhje për zgjatjen e jetës së telefonave celularë, veçanërisht ekraneve fleksibël dhe materialeve elektronikë,” vuri në dukje Jung Yong-chae.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat