Procesorët e rinj Intel Rocket Lake S janë 19% më të shpejtë se paraardhësit

Shkencë & Teknologji

Procesorët e rinj Intel Rocket Lake S janë 19% më të shpejtë se paraardhësit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:29
Intel

Që prej Tetorit jemi informuar për ardhjen e procesorëve desktop Rocket Lake S por që do të mbështesnin konfigurimin vetëm me 8 bërthama, dy bërthama më pak sesa Core i9-10900K i vitit të kaluar.

Pyetja e vërtetë është nëse do të jetë një hap prapa. Por Intel thotë se procesorët e rinj janë 19% më të shpejtë sesa paraardhësit.

Megjithatë lojtarët janë të shqetësuar më shumë për frekuencën e lartë sesa humbjen e dy bërthama procesorike për rezultate më të larta FPS.

Kompania mbajti sekret disa detaje të Rocket Lake S, por të paktën dha disa të tjera në CES. Konkretisht procesorët e rinj kanë 50% më shumë performancë në grafikat e integruara e madje përmbajnë teknologjinë e inteligjencës artificiale Intel Deep Learning Boost.

Modeli më fuqishëm, Core i9-11900K ka frekuencë maksimale 5.3Ghz dhe mbështetje për RAM 3200Mhz. Procesorët Rocket Lake S kanë mbështetje për PCIe 4.0 dhe janë të përshtatshëm për bordet ekzistuese Intel Series 400 dhe ato të ardhshme Intel Series 500.

Duke shikuar më tutje në të ardhmen Intel thotë se çipet e ardhshme Alder Lake do të shfaqen në gjysmën e dytë të vitit. Ato janë çipet e para hibride që kombinojnë bërthama performance dhe efikasiteti në një modul të vetëm.

Aktualisht kompania shet modelet Lakefield por me Alder Lake ndërtuar mbi arkitekturën e rafinuar 10-nanometër pret më shumë performancë dhe fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat