Përdoruesit fillojnë rikuperimin e Bitcoin të humbur në Mt.Gox

Shkencë & Teknologji

Përdoruesit fillojnë rikuperimin e Bitcoin të humbur në Mt.Gox

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:14
Bitcoin

Kur Mt.Gox shpalli falimentin në 2014-ën, ishte bursa më e madhe në botë e Bitcoin me 850 mijë bitcoin nga mijëra përdorues. Tani kreditorët më në fund mund të marrin një pjesë të atyre pasurive.

Një prej kreditorëve më të mëdhenj të Mt. Gox CoinLab, tha se në një marrëveshje me administratorin e falimentit të bursës, thuajse 90% e parave do të rikuperohen sipas Bloomberg.

Disa prej parave janë rikuperuar por shumë janë humbur. Bitcoin këmbehej me 480 dollarë në momentin kur Mt. Gox falimentoi ndërsa aktualisht këmbehet me 37 mijë dollarë, ose 75 herë më shumë.

Nëse një përdorues i Mt.Gox ka pasur 100 bitcoin në 2014-ën me vlerë 48,900 dollarë, sot ato kanë vlerën e 850 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat