Telefoni më i mirë i vitit i Xiaomi vjen në Evropë

Shkencë & Teknologji

Telefoni më i mirë i vitit i Xiaomi vjen në Evropë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:57
Xiaomi

Xiaomi prezantoi ditën e sotme versionin ndërkombëtar të flagshipit Mi 11 që lançoi në Dhjetor në Kinë.

Smartfoni vjen me procesorin Snapdragon 888, dhe ishte i pari smartfon në treg me këtë procesor, të paktën në Kinë sepse ndërkombëtarisht ishte Galaxy S21.

Snapdragon 888 ka konektivitet 5G, 8GB RAM dhe 128GB ose 256GB memorie.

Ekrani është i njëjti panel me Galaxy S21 Ultra prej 6.8-inç 1440p OLED dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz e shkëlqim prej 1,500 nits.

Në pjesën e pasme është një kamër 108-megapiksel shoqëruar nga një ultrawide prej 13-megapiksel dhe telemacro prej 5-megapiksel. Kamera selfie përmban një sensor 20-megapiksel vendosur në një dizajn hole-punch.

Bateria prej 4,600 mAh mund të karikohet me teknologjinë 55W me kabëll dhe 50W me wireless. M11 gjithashtu mund të karikojë pajisje të tjera me 10W.

Softueri është MIUI 12 bazuar në Android 11. Xiaomi nuk ka thënë se në çfarë tregjesh do të shitet për Evropa është destinacioni i parë ku ka për të kushtuar 750 euro për modelin 8GB RAM/128GB memorie dhe 799 euro për modelin 8GB RAM/256GB memorie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat