Google Photos vjen me ndryshime, përfshirë edhe videot

Shkencë & Teknologji

Google Photos vjen me ndryshime, përfshirë edhe videot

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:02
Google Photos

Ekosistemi i Google Photos është një nga projektet më të vjetra të Google dhe nuk do të zhduket si shumë prej aplikacioneve tjera të dështuara të kësaj kompanie (më i fundit është Google Stadia).

Google ka njoftuar se po hap një seri të re të karakteristikave premium për përdoruesit e Photos në Android, ku u zbulua se një editor i ri për video do të jetë në dispozicion për përdoruesit e Android dhe iOS.

Sipas Google, ka të paktën 30 kontrolle të disponueshme në editorin e ri të videove. Të gjitha këto veçori të reja të redaktimit të videos janë tashmë të disponueshme në Google Photos në iOS dhe do të vendosen në shumicën e përdoruesve të Android në javët e ardhshme, raporton PhoneArena.

Google Photos është aplikacion që përdoret edhe në platformën Android apo iOS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat