Apple blenë nga një kompani në çdo tri-katër javë

Shkencë & Teknologji

Apple blenë nga një kompani në çdo tri-katër javë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:01
Apple

Apple ka patur tre mujorshin më të frytshëm në histori të kompanisë duke fituar rreth 11.4 miliardë dollarë, në tremujorin e parë të vitit fiskal 2021.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, kompania amerikane ka blerë rreth 100 kompani të tjera.

Kjo tregon se Apple ka blerë një kompani në çdo tre-katër javë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook, u ka thënë aksionerëve se blerjet kryesisht kanë për qëllim blerjen e teknologjive dhe talenteve.

Blerja më e madhe e Apple në dekadën e fundit ishte blerja prej 3 miliardë dollarësh e Beats Electronics, prodhuesi i kufjeve themeluar nga reperi dhe producenti Dr Dre.

Një tjetër blerje e profilit të lartë ishte kompania e programeve të njohjes së muzikës Shazam, për 400 milionë dollarë në 2018.

Më shpesh, Apple blen firma më të vogla të teknologjisë dhe më pas përfshin risitë e tyre në produktet e saj.

Një shembull është PrimeSense, një kompani izraelite e ndjeshmërisë 3D, teknologjia e së cilës kontribuoi në FaceID të Apple.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat