Karta grafike RTX 3060 zyrtarisht në shitje

Shkencë & Teknologji

Karta grafike RTX 3060 zyrtarisht në shitje

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:53
RTX 3060

Ka mbërritur karta grafike e gjeneratës së re RTX 3060 ditën e sotme së bashku me driverat dhe është momenti që adhuruesit e lojërave të festojnë.

Në një njoftim Nvidia tha ditën e sotme se karta grafike është në shitje. Prezantuar në CES 2021, adhuruesit e lojërave në veçanti kanë pritur me padurim për debutimin e kartë grafike në fjalë.

Vjen me disa veçori si ray-tracing që e bën dritën në video lojëra të duket më natyrale. Sipas kompanisë karta e re grafike e cila vjen për të zëvendësuar GTX 1060 ka 10 herë më shumë performancë.

Edhe pse është në shitje nga dita e sotme të gjithë po pyesin për sa kohë do të jetë në stok. Harduerë si RTX 3060 shiten po aq shpejt sa edhe konsolat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat