Ridizajnimi i Windows 10-ës nis me ikona të reja

Shkencë & Teknologji

Ridizajnimi i Windows 10-ës nis me ikona të reja

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:14
Windows

Microsoft ka nisur modernizimin e disa prej pjesëve bazike të Windows 10-ës duke përmirësuar sistemin e ikonave të disponueshme në sistemin operativ.

Një ndërtim eksperimental i Windows 10-ës që po dërgohet tek testuesit këtë javë përmban ikonat e stilit të Dizajnit Fluent.

Ikonat e reja kanë një stil të rrumbullakët dhe pamje të thjeshtuar. Ato vinë gjithashtu me një font të ri, Segoe Fluent. Microsoft ka përditësuar edhe widget të taskbarit me ikona të reja.

Image

Është një ndryshim i vogël në Windows 10 që do të shfaqet drejt fundit të vitit për pjesën më të madhe të përdoruesve. Vitin e kaluar Microsoft përditësoi një pjesë të ikonave të Windows 10-ës e madje modifikoi edhe menunë start.

Microsoft ka planifikuar edhe një ridizajnim më të madhe quajtur Sun Valley. Menuja Start, File Explorer dhe aplikacionet pritet të marrin një pamje të re vizuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat