Thirrjet audio dhe video vinë në aplikacionin Windows dhe Mac të WhatsApp

Shkencë & Teknologji

Thirrjet audio dhe video vinë në aplikacionin Windows dhe Mac të WhatsApp

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustruese

Thirrjet audio dhe video tashmë janë të disponueshme edhe në aplikacionin desktop të WhatsApp për Windows dhe Mac. Shërbimi i komunikimit në pronësi të Facebook e ofronte një funksion të tillë vetëm në platformat mobile deri vitin e kaluar kur filloi ta testonte për disa përdorues desktop.

Tashmë opsioni është gjerësisht i disponueshëm në desktop. Kompania tha se kishte vënë re një rritje të madhe të telefonatave në WhatsApp gjatë vitit të kaluar. Kjo për shkak të pandemisë ndërsa njërëzit përpiqeshin të qëndronin në kontakt me miqtë dhe familjen.

Duke ofruar thirrje video në ekrane më të mëdha, përdoruesit tashmë mund të shohin njëri-tjetrin me më qartësi. Thirrjet funksionojnë në orientimin portret dhe peisazh.

Aktualisht vetëm thirrjet audio mes dy bashkëbiseduesve janë me enkriptim fundor ndërsa WhatsApp premton ta ofrojë edhe në video thirrjet apo thirrjet në grup. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat