Fillon ndërtimi i hotelit të parë hapësinor

Shkencë & Teknologji

Fillon ndërtimi i hotelit të parë hapësinor

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Hoteli i parë hapësinor ka filluar nga ndërtimi. CNN shkruan se kompania kaliforniane Fondacioni Gateway dhe Orbital Assembly Corporation kanë vendosur që të ndërtojnë hotelin e parë në botë që do të fluturojë sipër Tokës.

Data e planifikuar për mbarimin e hotelit së ndërtuari do të jetë viti 2027.

Hoteli do të quhet Stacioni Von Braun është një koncept i ‘çuditshëm’ i një hoteli. Ai do të jetë i përbërë nga 24 ndarje dhe do të ketë formën e një rrote të madhe. Modelin për këtë hotel e ka dhënë ish-piloti John Blincow, i cili drejton kompanitë që do e ndërtojnë.

“Ne po përpiqemi ta bëjmë publikun të kuptojë se kjo epokë e artë e udhëtimit në hapësirë ​​është afër. Po vjen. Po vjen shpejt,” tha Blincow.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat