Rritje ndjeshëm konsumi i internetit celular në Shqipëri

Shkencë & Teknologji

Rritje ndjeshëm konsumi i internetit celular në Shqipëri

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustruese

Në fund të 2020-ës numri i pajtimtarëve me shërbime celulare sipas kartave SIM ishte 3,33 milionë sipas raportit të fundit të AKEP çka përbën një rënie me 2.8% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Vodafone Albania është operatori më i madh në vend me 1,571 milionë pajtimtarë sipas kartave SIM dhe 1,229 milionë përdorues aktivë, një rënie me 8.8% dhe rritje 2.1% respektivisht krahasuar me tre mujorin e tretë të vitit.

Operatori i dytë më i madh One Telecommunications numëronte në fund të 2020-ës 1,231 milionë pajtimtarë sipas kartave SIM dhe 967 mijë përdorues aktivë.

Në rastin e One Telecommunications numri i pajtimtarëve sipas kartave SIM është rritur me 3.9% ndërsa përdoruesit aktivë me 4.3% krahasuar me tre mujorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat