Kompjuteri më i vjetër në botë, shkencëtarët britanikë rikrijojnë mekanizmin antik "Antikythera"

Shkencë & Teknologji

Kompjuteri më i vjetër në botë, shkencëtarët britanikë rikrijojnë mekanizmin antik "Antikythera"

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:34
"Antikythera"

Shkencëtarët britanikë arritën të deshifronin një pajisje antike greke që shërbente për matje astronomike, e cila konsiderohet si kompjuteri i parë funksional i bërë nga njeriu. Mekanizmi i quajtur “Antikithera” u nxor në vitin 1901 nga një anije antike e fundosur.

Tashmë ekspertët nga Universiteti i Londrës kanë krijuar një model teorik për të ndihmuar në deshifrimin e qëllimit të kësaj pajisjeje dhe mënyrës se si funksiononte

"Ka qenë një pajisje e ndarë në shumë pjesë, dhe është një pazëll i përbërë prej 82 pjesësh ku secila prej tyre është analizuar për të kuptuar funksionin dhe si kjo pajisje funksiononte. Me anë të rrezeve x dhe teknologjisë 3D, arritëm të merrnim informacionin e duhur për të kuptuar funksionalitetin e saj", shprehet Tony Freeth.

Instrumenti besohet të jetë dizenjuar dhe ndërtuar nga shkencëtarët grekë dhe daton në shekullin e parë para erës sonë.

“Kemi rikrijuar atë çfarë mendojmë se si ka funksionuar ky mekanizëm. Është një paraqitje mbresëlënëse e kozmosit, ka planet e ndarë në unaza të veçanta dhe të gjitha janë pjesë e një mekanizimi”, shtoi profesori i Universitetit të Londrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat