Një kompani Kanadeze shiste smartfonë të enkriptuar për trafikantë droge

Shkencë & Teknologji

Një kompani Kanadeze shiste smartfonë të enkriptuar për trafikantë droge

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustruese

Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi një kompani Kanadeze se ka furnizuar me smartfonë të enkriptuar disa trafikantë ndërkombëtar të drogës.

Dy urdhra arresti janë lëshuar për CEO e kompanisë Jean-Francois Eap dhe distributorin Thomas Herdman i Sky Global për konspiracion.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat se kanë instaluar softuerë të sofistikuar dhe enkriptuar në pajisje të cilat kanë ndihmuar trafikantët të shmangin përgjimin nga policia.

Softuerët janë instaluar në smartfonë si iPhone, Google Pixel, BlackBerry dhe Nokia dhe përdoruesit e tyre kanë mundur të komunikojnë në një rrjet të mbyllur ndërsa Sky Global ka kaluar aktivitetin e tyre nëpër serverë të enkriptuar në Kanada dhe Francë.

Sky Global akuzohet për bashkëpunim në trafikimin ndërkombëtar të drogës si importi dhe eksporti i heroinës, kokainës dhe metafetaminës. Gjithashtu besohet se sistemet e enkriptuara të komunikimit janë përdorur për të maskuar edhe aktivitetet e pastrimit të parave përfshirë transaksione bitcoin.

Përllogariten afro 70 mijë smartfonë me këto sisteme të enkriptuara në përdorim në mbarë botën sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat