Studimi: Energjia elektrike, mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit të plagëve

Shkencë & Teknologji

Studimi: Energjia elektrike, mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit të plagëve

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustruese

Energjia elektrike, është shumë më sinonim i dëmtimeve trupore, sesa i shërimit të tyre. Por një studim sugjeron se kjo pikëpamje mund të ndryshojë. Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, SHBA, thonë se stimulimi elektrik mund të jetë në gjendje t’i ndihmojë enët e gjakut të lëvizë me shpejt dhe më me efikasitet qelizat e bardha dhe oksigjenin drejt plagës.

Pra energjia elektrike mund të përshpejtojë shërbimin e plagës, sesa do ta bënte truri në mënyrë të zakonshme. Po si është e mundur një gjë e tillë? Autorët e studimit shpjegojnë se kur ata përdorën energjinë elektrike tek enët e gjakut, ajo krijoi “një tension të vazhdueshëm, me një rrymë elektrike shoqëruese në praninë e rrjedhës së gjakut”.

Dhe kjo nga ana tjetër, çoi në rritjen e depërtueshmërisë. Më shumë përshkueshmëri, do të thotë se është më lehtë që substancat ripërtëritëse si qelizat e bardha të gjakut, të arrijnë tek pjesa e dëmtuar në kohën e duhur.

“Spekulimi se enët e gjakut mund të rriteshin më mirë nëse stimulohen me rrymë elektrike ka ekzistuar prej kohësh”- thotë autori i studimit, profesori i asociuar i inxhinierisë mekanike dhe të hapësirës ajrore Shaurja Prakash në një botim të Universitetit të Ohajos.

“Dhe ne kemi zbuluar tani se reagimi i qelizave në modelet tona të enëve të gjakut, ofron shpresë drejt ndryshimit të përshkueshmërisë së enëve të gjakut, gjë që mund të sjellë rezultate pozitive për punën tonë të vazhdueshme në shërimin e plagëve”- thekson ai.

Enët e gjakut rrjedhin në të gjithë trupin e njeriut, duke bartur me vete lëndë ushqyese, qeliza dhe kimikate të tjera që ndihmojnë në kontrollimin e inflamacionit që shkaktojnë lëndimet. Kur ndodh një plagë ose prerje, ajo prish enët e gjakut në vendin e dëmtimit. Kur ndodh kjo gjë, pengohet aftësia e trupit për ta shëruar siç duhet plagën. Enët e gjakut të dëmtuara shërohen pas një kohe, ashtu siç shërohet në fund e gjithë plaga.

Një seri testesh laboratorike të kryera duke përdorur qelizat njerëzore, bëri që studiuesit të zbulojnë se stimulimi i enëve të gjakut me energji elektrike, e rrit depërtueshmërinë e enëve të gjakut. “Ne kemi kuptuar më mirë se si stimulimi elektrik, mund të ndryshojë përshkueshmërinë nëpër muret e enëve”- vëren bashkë-autori i studimit Jon Song, profesor i asociuar i inxhinierisë mekanike dhe hapësinore në shtetin e Ohajos. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat