Foto e Elon Musk dhe Jeff Bezos duke darkuar 17 vite më parë

Shkencë & Teknologji

Foto e Elon Musk dhe Jeff Bezos duke darkuar 17 vite më parë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:47
Elon Musk dhe Jeff Bezo

Një foto e vjetër është shpërndarë kohet e fundit në rrjetet sociale, ku Elon Musk dhe Jeff Bezos kanë darkuar së bashku për të folur mbi planet e hapësirës. NDTV shkruan se fotoja është bërë në 2004-ën, ku dy njerëzit më të pasur në botë, nuk ishin rivalë për pasurinë e tyre.

Musk dhe Bezos gjatë asaj kohe janë takuar për të folur mbi synimet e tyre për hapësirën. Të dy këta kanë kompani që merren me studimin e hapësirës, ku Blue Origin e Bezos dhe SpaceX e Musk janë rivale me njëra-tjetrën.

“Unë në fakt bëra çmos për të dhënë këshilla të mira, të cilat ai kryesisht i injoroi,” tha Elon Musk pas takimit. Ndërkohë që kur kjo foto është shpërndarë masivisht në Twitter, Musk është shprehur se kanë kaluar shumë kohë që nga kjo foto.

“Uau, vështirë të besohet se ishte 17 vjet më parë!”, komentoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat