Qyteti teknologjik në Honduras

Shkencë & Teknologji

Qyteti teknologjik në Honduras

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:42
Honduras

Prospera, e vendosur në ishullin tropikal të quajtur Roatan, në brigjet e Hondurasit, rezulton të jetë një nga vendet më të mira për të punuar në distancë.

Agjencia e lajmeve, Bloomberg, zbulon se në Prospera ndodhen një seri zyrash të ajrosura dhe hapësira të jashtme me pamje nga oqeani, të gjitha brenda një qyteti teknologjik në ndihmë të bizneseve.

Ai përbën projektin e parë që ka fituar miratimin e Hondurasit për fillimin e një qyteti çarter të qeverisur privatisht nën një program kombëtar të nisur që në vitin 2013.

E veçanta e Prospera-s është se ka kushtetutën e vet dhe një kod prej 3 mijë e 500 faqesh që qartësojnë kornizat ligjore për përfaqësimin politik, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore.

Pjesë e tyre është edhe përcaktimi i pagës minimale (më e lartë se ajo e Hondurasit) dhe taksat mbi të ardhurat (në shumicën e rasteve më të ulëta).

Bloomberg tregon se javën e ardhshme, vendbanimi do të njoftojë nisjen e shqyrtimit të aplikimeve nga banorët e mundshëm. Kjo vjen afro gjysmë dekade që është dashur për zhvillimin e tij.

Banorët e parë priten të jenë ata elektronikë pasi ende nuk ka strehime të gatshme për t’u zënë. Madje, edhe pasi të jetë ndërtuar faqja, shumica prej tyre nuk do të shkelin kurrë në tokën lokale.

Erick Brimen, pronari kryesor i saj, pret që dy të tretat e banorëve të Prosperas të regjistrohen për qëndrim në mënyrë që të përfshijnë atje biznese apo të marrin punë nga punëdhënësit lokalë ndonëse jetojnë diku tjetër.

Ai ka thënë se për disa amerikanë qendrorë, Prospera përbën një alternativë tërheqëse për aq kohë sa mundësitë ekonomike të ofruara në rajon janë të pakta.

Ideja e qytetit çarter ka të bëjë me krijimin e kombeve të pavarura që notojnë në oqean dhe duke iu ofruar qytetarëve sisteme qeverisëse inovative dhe miqësore me biznesin.

Kjo pasi vendi ka tërhequr vazhdimisht protesta nga banorët lokalë, të cilët shohin një mungesë të theksuar transparence dhe shumë pak mënyra për të fituar.

Sipas Bloomberg, Brimen-i ka nisur të kërkojë për blerjen e tokës në Honduras që në vitin 2016 dhe vitet që kanë ardhur pas ai i ka kaluar duke shkruar statutin e vendin dhe rekrutimin e partnerëve të biznesit.

Tanimë, janë rreth 100 njerëz që po punojnë për ngritjen e faqes së Prospera-s.

Lidhur me programin e qëndrimit virtual në qytet të atyre njerëzve që kanë shprehur dëshirën për nisjen e një biznesi, ata duhet t’i nënshtrohen një kontrolli si dhe një rishikimi nëse do të jenë në gjendje të paguajnë taksat përkatëse.

Ndërsa banorët elektronikë mund të aplikojnë për të përfituar të drejtën e hyrjes në Prospera përmes një lejeje ditore ose marrëveshjes afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat