Apple thotë se iMessage në Android më shumë i dëmton sesa ndihmon

Shkencë & Teknologji

Apple thotë se iMessage në Android më shumë i dëmton sesa ndihmon

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:16
Apple

Apple e ka të qartë se iMessage është një prej arsyeve kryesore që i pengon njerëzit të kalojnë në Android, prandaj shërbimi asnjëherë nuk është shfaqur në sistemin operativ të Google.

Kjo deklaratë vjen nga vetë punonjësit e Apple dhe disa drejtues të lartë të cilat u zbuluan në padinë e bërë nga Epic Games, krijuesit të Fortnite, si pjesë e betejës ligjore me prodhuesin e iPhone.

Në dokumentet gjyqësore shfaqet një koment i bërë nga zëvendës presidenti i softuerit të internetit Eddy Cue dhe zëvendës presidentit të inxhinierisë së softuerit Craig Federighi të cilët mbështetin këtë argument.

Pengesa kryesore e njerëzve nga largimi nga Apple është iMessage. Në një rast ekzekutivi i lartë i Apple Phil Schiller kishte thënë se ofrimi i iMessage në Android i dëmton më tepër ses ai ndihmon.

Përveç iMessage në gjykatë Epic citonte një seri shërbimesh që Apple i përdor për të mbajtur përdoruesit në ekosistemin e saj siç është Face Time. Ky shërbim ofrohet në iPhone, iPad dhe Mac po jo në një pajisje që nuk është Apple. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat