Të dhënat e 500 milionë përdoruesve të Linkedin postohen në forume hakerësh

Shkencë & Teknologji

Të dhënat e 500 milionë përdoruesve të Linkedin postohen në forume hakerësh

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një rrjet social shumë popullor mësohet të ketë rënë pre e një sulm kibernetik. Bëhet fjalë për Linkedin ku profilet e 500 milionë përdoruesve janë publikuar një një forum popullor hakimi.

Informacionet e grumbulluara përfshijnë ID Linkedin, emra të plotë, tituj profesionalë, adresa, numra telefoni, gjini dhe lidhje për në mediat sociale.

Duhen vetëm 2 dollarë për të parë këto informacione. Më 8 Prill Linkedin kishte thënë se informacionet që po shiten nuk janë marrë përmes një thyerje sigurie.

Lajmi vjen pas një incidenti tjetër kur 500 milionë adresa përdoruesish dhe informacionet e tyre u publikuan në një uebsajt përdorur nga hakerët.

Linkedin përllogaritet të ketë afro 675 milionë anëtarë, që do të thotë se ¾ e përdoruesve janë ekspozuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat