Videoja mahnitëse e Rrugës së Qumështit që po bën xhiron e rrjetit

Shkencë & Teknologji

Videoja mahnitëse e Rrugës së Qumështit që po bën xhiron e rrjetit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 09:53
Rruga e Qumështit

Një video mahnitëse e marrë nga dritarja e anijes kozmike SpaceX Crew Dragon Resilience është bërë virale në rrjet.

Videoja tregon një fushë me yje që lëvizin nëpër kornizë, e cila u realizua nga Soichi Noguchi, astronauti i agjensisë hapësinore japoneze JAXA.

Noguchi është një ndër dhjetë astronautët që ndodhen aktualisht në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, që rrotullohet rreth Tokës.

Noguchi, i cili bëri videon e bujshme të yjeve që lëvizin jashtë anijes Crew Dragon, ka udhëtuar në ISS tri herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat