Vonohet vendimi për rikthimin e Donald Trumpit në Facebook dhe Instagram

Shkencë & Teknologji

Vonohet vendimi për rikthimin e Donald Trumpit në Facebook dhe Instagram

Më: 17 prill 2021 Në ora: 10:13
Donald Trump

Bordi Mbikëqyrës i Facebookut ka vonuar vendimin lidhur me lejimin e rikthimit të ish-presidentit amerikan Donald Tump, në Facebook dhe Instagram.

Trump ishte ndaluar nga Facebooku në fillim të janarit të këtij viti për shkak të trazirave në Kongresin amerikan.

Bordi i Facebookut ka bërë të ditur se vonesa në këtë drejtim ka ndodhur për shkak se duhen shqyrtuar edhe mijëra reagime lidhur me këtë rast.

Në një postim në Twitter, Bordi Mbikëqyrës ka bërë të ditur se në javët në vazhdim do të marrë një vendim dhe pritet që data 21 prill të jetë data e vendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat