Reddit gjithashtu lançon një kopje të Clubhouse

Shkencë & Teknologji

Reddit gjithashtu lançon një kopje të Clubhouse

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:09
Clubhouse

Reddit prezantoi ditën e sotme versionin e Clubhouse të quajtur Reddit Talk. Moderatorët që duan të provojnë opsionin mund të shtojnë vetveten në listën e pritjes.

Bazuar në përshkrimin e rrjetit social, Reddit Talk është thuajse identik me Clubhouse, Twitter Spaces dhe produktet e tjera në komunikimit audio.

Gjatë testimeve të para vetëm moderatorët e subreddit-eve mund të fillojnë një bisedë, të ftojnë e të heqin.

Moderimi ka qenë një prej problemeve kryesore të Clubhouse dhe për këtë arsye Reddit ka filluar ta testojë me një numër të kufizuar.

Reddit i bashkohet Twitter, Slack, Discord, Linkedin dhe Spotify duke lançuar këtë funksion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat