iOS 14.5 i prish punë Facebook por mbron përdoruesit

Shkencë & Teknologji

iOS 14.5 i prish punë Facebook por mbron përdoruesit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:12
iOS 14.5

Apple sapo dërgoi një prej cikleve shumë të rëndësishme të përditësimeve në muajt e fundit. Kompania nisi versionin 14.5 të iOS duke sjellë përditësime të cilat mund ti shkaktojnë jo pak probleme Facebook.

I shtyrë pak muaj më parë, përditësimi i ri prezantoi një sisteme lejesh të cilat aplikacionet dhe shërbimet që ofrojnë reklamim duhet tu përmbahen në lidhje me ID e pajisjes.

Apple thotë se kjo lëvizje do të përmirësojë privatësinë duke kufizuar gjurmimin, por Facebook është ankuar se do ti dëmtojë të ardhurat nga reklamimi.

Ndryshimet e tjera janë më pak të rëndësishme. Konkretisht përdoruesit e iPhone tani mund të hyjnë në telefonin me Face ID duke përdorur Apple Watch që ka të paktën watchOS 7.4 në rast se po përdorin një maskë.

Gjithashtu iOS 14.5 ridizajnon aplikacionin Podcast duke ofruar abonime me pagesë. Nëse jeni një gamer gjithashtu do të gjeni mbështetjen për PlayStation 5 dhe Xbox Series X.

Por iOS 14.5 nuk është aq ambicioze sa iOS 15 që do të ketë në vetvete një rimodelim të njoftimeve. Nëse jeni një prej atyre përdoruesve që vlerësoni shumë privatësinë, atëherë ky është përditësimi që keni pritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat