Marinsat britanikë testojnë kostumet fluturuese mbi det

Shkencë & Teknologji

Marinsat britanikë testojnë kostumet fluturuese mbi det

Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kompania e cila prodhon kostume fluturuese, Gravity Industries, ka filluar testime të reja.

Bashkë me marinsat e Mbretërisë së Bashkuar kanë testuar kostumin fluturues në det për të parë nëse do të mund të ndihmonin në operacionet detare.

Gravity Industries ka lëshuar një video nga testimet e bëra përgjatë tre ditësh. Kompania ka thënë se aty kanë marrë pjesë 42 marinsa.

Në videon e publikuar, shihet se testimet janë zhvilluar me sukses, ku shihen marinsa që me kostume fluturuese, fluturojnë në distanca të vogla, nga një anije në tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat