Toka në rrezik nga një shi mbetjesh hapësinore

Shkencë & Teknologji

Toka në rrezik nga një shi mbetjesh hapësinore

Më: 5 maj 2021 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Në ditët e ardhshme, Toka do të kërcënohet nga një shi mbetjesh hapësinore të raketës kineze, që u përdor për të lëshuar në hapësirë modulin kryesor të stacionit të ri hapësinor të Kinës.

Ekspertët e hapësirës paralajmëruan për një rikthim “të pakontrolluar” të seksionit kryesor prej 20 tonësh të mjetit lëshues në atmosferën e Tokës.

Mënyra e projektimit të pajisjes Long March 5B tregon se pjesa kryesore nuk mund të drejtohet dhe është e pamundur të ketë trajektore për të rënë në det në një pikë të paracaktuar.

Astrofizikani Jonathan McDoëell i Qendrës së Astrofizikës “Harvard & Smithsonian” të Kembrixhit në SHBA tha se “ne nuk e dimë se ku do të ndodhë rihyrja. Në rastin më të keq, do të jetë si një përplasje e vogël avioni, por e shtrirë në një vijë mbi qindra kilometra”.

“Ështe e pasigurt se sa fragmente do të mbeten pas rihyrjes në atmosferë, por do të jenë mjaftueshëm për të shkaktuar dëme”, shtoi McDoëell.

Meqenëse faza kryesore e raketave orbiton Tokën rreth çdo 90 minuta, është e pasigurt saktësisht se kur dhe ku ka të ngjarë të hyjë në atmosferë dhe të digjet pjesërisht.

“Mundësia më e mundshme është që pjesa thelbësore të bjerë në një vend të pabanuar, si oqeanet e Tokës, që mbulojnë 70 % të planetit”, shkroi eksperti Andreë Jones në spaceneës.com.

“Shanset që një individ i veçantë të goditet nga mbeturinat hapësinore janë jashtëzakonisht të ulëta, pasi vlerësohen një në disa trilionë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat