Sulmi kibernetik në Irlandë që synoi sistemin e shërbimit shëndetësor

Shkencë & Teknologji

Sulmi kibernetik në Irlandë që synoi sistemin e shërbimit shëndetësor

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një sulm kibernetik në sistemet kompjuterike të shërbimit shëndetësor irlandez është "me gjasë sulmi më i theksueshëm i krimit kibernetik ndaj shtetit irlandez", ka thënë një ministër.

Duke folur për mediumin RTE, Ossian Smyth tha se sulmi "shkon drejt në thelbin e sistemit shëndetësor".

Megjithatë, ai gjithashtu tha se nuk ishte "spiunazh".

Kryeministri Irlandez, Micheal Martin, tha se do të "duheshin disa ditë" për të vlerësuar ndikimin e tij, raporton BBC.

Ai shtoi se shërbimet e urgjencës mbeten të hapura dhe programi i vaksinave vazhdon pa ndërprerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat