WhatsApp së shpejti me mesazhe të vetëfshihen

Shkencë & Teknologji

WhatsApp së shpejti me mesazhe të vetëfshihen

Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:44
WhatsApp

Sipas WABetaInfo, një sajt i dedikuar funksioneve të palançuara në shërbime shumë popullore, ky funksion po testohet në dy platformat.

Aplikacioni WhatsApp ka nisur testimin e një funksioni privatësie në Android dhe iOS i quajtur “Disappearing Mode” dhe që bën të mundur dërgimin e mesazheve që fshihen automatikisht ngjashëm me aplikacionet Snapchat dhe Signal.

Sipas WABetaInfo, një sajt i dedikuar funksioneve të pa lançuara në shërbime shumë popullore, ky funksion po testohet në dy platformat.

Disappearing Mode duhet të aktivizohet manualisht nga faqja e konfigurimit të WhatsApp. Mund të aktivizohet veçmas për çdo bisedë në WhatsApp ndërsa opsionin e gjeni duke shkuar në WhatsApp Settings > Privacy > Disappearing Mode.

WABetaInfo thotë se opsioni do të jetë i disponueshëm në përditësimin e ardhshëm të WhatsApp për Android dhe iOS.

Platforma në mënyrë të vazhdueshme teston opsione të tilla në programin beta. Edhe pse shumica e këtyre opsioneve arrijnë me sukses të prekin versionet finale, për disa prej tyre nuk ka ndodhur në të kaluarën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat