Astronautja italiane është gruaja e parë që komandon Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Shkencë & Teknologji

Astronautja italiane është gruaja e parë që komandon Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:56
Samantha Cristoforetti

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka konfirmuar se astronautja italiane Samantha Cristoforetti, do të jetë gruaja e parë evropiane që komandon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ajo përbën një rast të rrallë, pasi më pak se 600 astronautë kanë udhëtuar në hapësirë dhe vetëm rreth 10 përqind e tyre kanë qenë gra.

Znj. Cristoforetti njihet në vendin e saj të origjinës si ‘AstroSamantha’ ose “AstroSam”.

 

Samantha Cristoforetti është gruaja e parë italiane që shkoi në hapësirë dhe gruaja e tretë në botë që ka kaluar kohë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Astronautja Cristoforetti mban gjithashtu rekordin për fluturimin më të gjatë pa ndërprerje prej një austronauti evropia. Rekordi shënon 199 ditë dhe 16 orë.

NASA e Amerikës, Roscosmos e Rusisë, JAXA e Japonisë, CSA e Kanadasë dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës vendosin me konsensus se cili astronaut do të drejtojë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat