​Presidenti i Spotify po përgatit një ofertë tjetër për krerët e Arsenalit

Shkencë & Teknologji

​Presidenti i Spotify po përgatit një ofertë tjetër për krerët e Arsenalit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:09
Miliarderi suedez Daniel Ek

Oferta e parë u refuzuar nga familja Kroenke me arsyen se atyre nuk iu nevojiten paratë për ta shitur klubin.

Miliarderi suedez Daniel Ek është duke u përgatitur që ta ngritë shumën e ofertës për blerjen e Arsenalit nga familja Kroenke, ku nga çmimi i parë prej 1.8 miliardë eurosh që ofronte, tani është i gatshëm që të ofroj 2 miliardë, raporton “Daily Mail”.

Ek tregoi që krerët e “Topçinjve” i kishin thënë që atyre nuk ju duhen paratë, kur suedezi kishte provuar që ta blejë klubin për herë të parë.

Sidoqoftë, burime të brendshme të kampit të miliarderit Ek kanë bërë të ditur që kampi i tij është i gatshëm të ofrojë më shumë para dhe nuk do të dorëzohen derisa të arrijnë marrëveshje.

Po ashtu, spekulohet që krerët e londinezëve, familja Kroenke, janë duke pritur për një ofertë më të mirë se ajo e para, dhe mbetet të shihet nëse oferta e Ek do të pranohet apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat